Meta ktheu ligjin për menaxhimin e Butrintit/ Zhupa: Socialistët duhet të votojnë dekretin
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar nga socialistët që të votojnë dekretin ...
Sipas padisë, bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje.
TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama. Kallëzimi është kryer për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Sipas padisë, bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.
'Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhacka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij
Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshorit të ministers/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhackën.
Kunata e ministres Xhaçka Tawni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar nga socialistët që të votojnë dekretin ...
Genc Pollo TIRANË- Genc Pollo, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e konsideroi një një akt antievr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor n&eum...
Pandeli Majko TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debat projekt rezoluta e Departamentit të Administrat&...
Nuredin Dumani TIRANË- Pjesëtari i bandës kriminale të Nuredin Dumanit, Gentian Sharra ka blerë vota në favor të Partis...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e sotme se nuk ka mendim pozitiv për raportin e Komisi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se një hordhi shqiptarësh po mbështesin projektin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryeministren e Finalandës Sanna Marin që të kalojë pushimet në Shqipër...
Sanna Marin TIRANË- Kryeministra finlandeze finlandeze Sanna Marin ndodhet në Tiranë për një viztë zyrtare. Gjatë konfer...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që aleanca e NATOS-s t'i mbajë dyert e hapura për të gjitha vendet që...