Politike

Meta pret në takim zyrtarët e Materas: Bashkëpunim i ri mes dy vendeve

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se gjatë takimit theksoi rëndësinë e lidhjeve si dhe nevojën e shkëmbimit të eksperiencave në fushën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë historike dhe agroturizmit.

21 Qershor 2022, 15:53 Nga d.a.
Meta pret në takim zyrtarët e Materas: Bashkëpunim i ri mes dy
Marrese, Meta dhe Bennardi

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim Presidentin e Provincës së Materas, Piero Marrese dhe Kryetarin e Bashkisë së Materas, Domenico Bennardi.

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se gjatë takimit theksoi rëndësinë e lidhjeve si dhe nevojën e shkëmbimit të eksperiencave në fushën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë historike dhe agroturizmit.

"U njoha me vendimin e autoriteteve të larta të këtij Rajoni për të pranuar propozimin tim gjatë vizitës që zhvillova në muajin prill, për firmosjen e Marrëveshjes Trepalëshe të Bashkëpunimit midis Beratit, Materas, të dyja pjesë të UNESCO, si dhe me Provincën e Materas me 31 bashkitë e saj."- shkroi Meta.

Postimi i plotë:

I lumtur të prisja sot në një takim të ngrohtë dhe të frytshëm Presidentin e Provincës së Materas, z.Piero Marrese dhe Kryetarin e Bashkisë së Materas, z.Domenico Bennardi.
U njoha me vendimin e autoriteteve të larta të këtij Rajoni për të pranuar propozimin tim gjatë vizitës që zhvillova në muajin prill, për firmosjen e Marrëveshjes Trepalëshe të Bashkëpunimit midis Beratit, Materas, të dyja pjesë të UNESCO, si dhe me Provincën e Materas me 31 bashkitë e saj.
Theksova rëndësinë e forcimit të lidhjeve të gjithanshme, si dhe nevojën për shkëmbimin e eksperiencave në fushën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë historike dhe agroturizmit.
Falenderoj autoritetet e Provincës së Materas për kujdesin që tregojnë ndaj arbëreshëve dhe komunitetit shqiptar atje.
Ju uroj suksese Beratit dhe Materas në këtë bashkëpunim të ri dhe mirëpres të tjera binjakëzime të suksesshme midis bashkive të dy vendeve tona!

piero marrese domenico bennardi ilir meta

Sondazh

Poll