Bota

 Glauk Konjufca pas kthimit nga vizita e burgut në Hagë : Të gjithë janë mirë me shëndet

Ai tha se kjo është sfidë e popullit të Kosovës dhe se duhet të jenë të bashkuar

21 Qershor 2022, 12:40 Nga d.d
 Glauk Konjufca pas kthimit nga vizita e burgut në Hagë : Të
Glauk Konjufca

KOSOVË-Kryetar i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka folur për vizitën e tij në Hagë. Ai tha se kjo është sfidë e popullit të Kosovës dhe se duhet të jenë të bashkuar.

"Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt," tha Konjufca.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tyre janë ngritur akuzat se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit edhe në komunën e Gjilanit dhe fshtatrat Budakovë e Semetishtë të komunës së Suharekës.

 

glauk konjufca kosove

Sondazh

Poll