Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Suedi, plagosen disa persona

Policia ka konfirmuar se personat janë plagosur me thika

21 Qershor 2022, 11:27 Nga d.d
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Suedi, plagosen
Foto ilustruese

SUEDI-Një sulm me thika ka ndodhur në një qendër tregtare në Vasteras, si pasojë janë plagosur disa persona. Sipas Dailymail, dy prej tyre janë dërguar në spital, teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi rreth sot rreth orës 08:30 të mëngjesit. Një zëdhënës i policisë Magnus Jansson Klarin tha se ka pasur një arrestim dhe ata nuk dyshojnë për përfshirje të personave të tjerë. Policia ka konfirmuar se personat janë plagosur me thika. Ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje. 

sulm ne suedi

Sondazh

Poll