Bota

Rama dhe Vuçiç në Samitin në Bruksel? Mediat Serbe: Po konsultohen, vendimin e shpallin nesër

Vuçiç është konsultuar me liderët e vendeve të tjera që janë pjesë e Open Balkan, mes tyre dhe kryeministri Rama dhe kanë dalë në përfundimin që ta shpallin nesër vendimin e tyre. 

21 Qershor 2022, 13:05 Nga F.M
Rama dhe Vuçiç në Samitin në Bruksel? Mediat Serbe: Po
Lideret e Ballkanit Perendimor

SERBI- Kryeministri Edi Rama dhePresidenti serb Alkesandër Vuçiç do ta shpallin nesër vendimin e tyre përfundimtar për marrjen ose jo pjesë në samitin që do të mbahet më 23 qershor mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç është konsultuar me liderët e vendeve të tjera që janë pjesë e Open Balkan, mes tyre dhe kryeministri Rama dhe kanë dalë në përfundimin që ta shpallin nesër vendimin e tyre. 

Artikulli i mediave serbe:

Siç mësohet, janë duke u zhvilluar konsultimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me anëtarët e Qeverisë dhe bashkëpunëtorët më të afërt lidhur me vendimin për të shkuar apo jo në Bruksel. Përveç kësaj, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut po mendojnë të mos shkojnë për shkak të trajtimit të BE-së ndaj tyre. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duan të solidarizohen, ndaj vendimin do ta shpallin nesër. Para vendimit përfundimtar Vuçiq, Rama dhe kryeministri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të rënë dakord.

Maqedonia e Veriut pritet që të dalë sot me një vendim zyrtar. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

 

aleksander vucic edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll