Bota

Fundoset një restorant lundrues 50 vjeçar në Hong Kong

Restoranti 'Jumbo' u përmbytë në Detin e Kinës Jugore pranë ishujve Paracel

21 Qershor 2022, 10:27 Nga d.d

Fundoset një restorant lundrues 50 vjeçar në Hong Kong

KINË-Një restorant lundrues 50 vjeçar në Hong Kong është fundosur, të dielën. Restoranti 'Jumbo' u përmbytë në Detin e Kinës Jugore pranë ishujve Paracel.

"Anija ndeshi kushte të pafavorshme dhe filloi të merrte ujë.Thellësia e ujit në vendngjarje ka qenë mbi 1000 metra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë kryerjen e punimeve të shpëtimit," tha Aberdeen Restaurant Enterprises.

Sipas BBC, më shumë se 3 milionë të ftuar besohet se kanë ngrënë kuzhinën e saj gjatë viteve, duke përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II, aktori Tom Cruise.

Inxhinierët e marinës ishin punësuar për të inspektuar restorantin lundrues përpara udhëtimit dhe "të gjitha miratimet përkatëse" ishin marrë, thanë pronarët. Anija duhej të qëndronte në një vend të ndërsa priste një operator të ri.

Restoranti u mbyll në mars 2020 pasi goditi pandemia Covid-19.Operatori Melco International Development, tha muajin e kaluar se biznesi nuk kishte qenë fitimprurës që nga viti 2013 dhe po bënte humbje të mëdha.

kine restoranti lundrues

Sondazh

Poll