Bota

Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë mbiemrin dhe gjininë

Arsyeja kësaj kërkese sipas dokumentit thuhet se është dëshira për të ndryshuar identitetin gjinor dhe gjetja e një mënyre për të shmangur lidhjet me babain e tij biologjik.

21 Qershor 2022, 11:25 Nga j.c
Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë mbiemrin dhe gjininë
Elon Musk me fëmijët e tij

SHBA- Xavier Alexander Musk, një nga binjakët e miliarderit Elon Musk, ka bërë kërkesë për ndryshim gjinisë dhe emrit. Së fundmi ai ka mbushur 18 vjeç. Sipas mediave të huaja, 18-vjeçari ka kërkuar të largohet nga babai i tij dhe dëshiron që të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.

Në dokumentin zyrtarë u dorëzua më 18 prill në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos. Arsyeja kësaj kërkese sipas dokumentit thuhet se është dëshira për të ndryshuar identitetin gjinor dhe gjetja e një mënyre për të shmangur lidhjet me babain e tij biologjik.

Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë mbiemrin dhe gjininë
Dokumenti zyrtarë

Xavier dhe vëllai binjak Griffin janë fëmijët e Musk nga martesa e tij e mëparshme me autoren kanadez Justin Wilson. Çifti ishte martuar në janar të vitit 2000. Xavier dhe Griffin janë binjakë të lindur në prill të vitit 2004 dhe pas divorcit të tyre në vitin 2008, çifti ende ka ndarë kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre.

elon musk

Sondazh

Poll