Bota

VIDEO/ Banorët shpëtojnë leopardin i cili kishte rënë në një pus në Indi

Në videon dukej Leopardi i rraskapitur që po përpiqej të mbante kokën mbi ujë deri në momentin që fshatarët e dëgjuan zhurmën dhe erdhën për ta shpëtuar.

21 Qershor 2022, 11:39 Nga j.c
VIDEO/ Banorët shpëtojnë leopardin i cili kishte rënë
Leopardi

INDI- Një leopard i cili kishte rënë në një pus të mbushur me ujë në Indi u shpëtua nga disa banorë të zonës. Banorët filmuan momentin kur ata i vendosin një shkallë për ta ndihmuar që të dilte nga pusi. Ai u largua me shpejtësi pasi u ngjit në shkallë. 

Sipas mediave të huaja, në videon dukej Leopardi i rraskapitur që po përpiqej të mbante kokën mbi ujë deri në momentin që fshatarët e dëgjuan zhurmën dhe erdhën për ta shpëtuar. Leopardi u largua menjëherë në pyllë i frikësuar.

leopardi indi

Sondazh

Poll