Bota

VIDEO/Me dritë telefoni në sallën e operacionit, mjekët për pak i prenë veshin foshnjes

Mjekët i kanë prerë një pjesë të veshit foshnjes teksa kjo i ka shkaktuar edhe enjtje të kokës

21 Qershor 2022, 12:04 Nga d.d

 

VIDEO/Me dritë telefoni në sallën e operacionit, mjekët
Fotot ilustruese

MEKSIKË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Meksikë, ku mjekët për pak i kanë prerë veshin një foshnjeje të porsalindur.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur mjekët e marin fëmijën dhe e mbështjellin me një peshëirë të bardhë. Ata shfaqen me telefona në duar për të patur dritë në sallë.

Sipas mediave të huaja, Mjekët kanë zhvilluar operacionin çezarian me dritë telefonash. Kjo ka ndodhur pasi për shkak të ndërprerjes së energjiasë elektrike. 

“Me tre celularë të drejtuar nga barku im, ata fillojnë të bëjnë një prerje cezariane. I thashë jo, nuk dua të vdes. Në realitet, u frikësova shumë.Pas disa minutash dëgjoj fëmijën tim të qajë. Unë i pyeta ‘Po fëmija?”, tha Karla Urizandi nëna e foshnjes.

Mjekët i kanë prerë një pjesë të veshit foshnjes teksa kjo i ka shkaktuar edhe enjtje të kokës.

Urizandi 19 vjeçe, lindi më 6 qershor foshnjën në Klinikën Ndërkombëtare të Specialiteteve Mexicali në Mexicali, Baja California, teksa në sallë kanë ikur dritat dhe mjekët janë detyruar të përdorin dritat nga tre telefona për të vijuar operacionin. 

 

 

 

 

meksike

Sondazh

Poll