Bota

Dalin detaje të reja për vrasjen në Patras, Roula Pispirigou: Nuk i kam vrarë fëmijët e mi

Sipas avokatit, Roula Pispirigou është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e vajzave.

21 Qershor 2022, 12:02 Nga DOSJA
Dalin detaje të reja për vrasjen në Patras, Roula Pispirigou: Nuk
Ruola Pispirigou

GREQI- Roula Pispirigou vazhdon të këmbëngulë se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e tre fëmijëve të saj. Ajo ka reaguar sërisht pak orë pas shpalljes së konstatimit për vdekjen e Irisit dhe Malenës, të cilat deklaruan se kishin humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sipas Proto thema, avokati i saj Othonas Papadopoulos ka deklaruar se klientja e tij i ka mohuar konstatime mjeko-ligjore. Sipas tij, Roula është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e vajzave.

“Kam humbur fëmijët e mi dhe më kanë hequr lirinë në burg”-ka thënë Pispirigou.

Duke qenë se zgjidhja e misterit të vdekjes së Irisit ishte në një copë lecke të përgjakur, Papadopoulos theksoi se nëse Roula Pispirigou do të ishte fajtore, ajo nuk do t’ia dorëzonte këtë element autoriteteve.

Më herët avokati i Roula Pispirigou  shpreh në një intervistë për Mega se rezultatet të tilla ishin të pritshme sepse ajo ishte e dyshuara kryesore. Ai shtoi gjithashtu se kjo rezuktatet nuk mund të jenë të verteta pasi rroba me të cilën u konstatua zgjidhja e misterit u dërgua nga vetë Roula Pispirigou. Sipas Tij nëse ajo do të ishte fajtore, nuk do t’ia dorëzonte këtë element autoriteteve.

ruola pispirigou

Sondazh

Poll