Sport

Tottenham mendon ndryshe, nuk ka rikthim për Eriksen: dritë jeshile për Man.United

Skuadra londineze ka synime të tjera dhe mesfushori danez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Conte

21 Qershor 2022, 11:30 Nga DOSJA
Tottenham mendon ndryshe, nuk ka rikthim për Eriksen: dritë jeshile

ANGLI - Vullneti i Christian Eriksen, mesfushorit danez i cili në pjesën e fundit të sezonit që sapo është mbyllur veshi fanellën e Brentfordit, është i mendimit të rikthehet te Tottenham. 

Por siç raporton ‘Football London’, Spurs kanë bërë një anketë disa javë më parë me menaxherët e ish-mesfushorit të Interit, por negociatat nuk kanë marrë kurrë hov. 

Skuadra londineze e Tottenham në sezon transfertash duket se synon të tjerë lojtarë, duke i lënë kështu të hapur rrugën Manchester United, një klub që prej disa kohësh e ndjek fuqishëm Eriksenin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll