Sport

Pas 35 vitesh Lyon do të ndryshojë pronar: do t'i kalojnë amerikanit John Textor

Aulas gati për t'i thënë lamtumirë Olympique Lyon: "Një kapitull i ri hapet me Textor"

21 Qershor 2022, 06:59 Nga DOSJA
Pas 35 vitesh Lyon do të ndryshojë pronar: do t'i kalojnë

FRANCE - Olympique Lyon po përgatitet të ketë së shpejti një pronar të ri. Ky është miliarderi amerikan John Textor, i cili siç raportohet edhe nga kanalet e komunikimit të klubit, përmes kompanisë së tij ‘Holding Eagle Football’ ka nisur zyrtarisht negociatat për t’u bërë aksioneri i ri mazhoritar i klubit të Lyonit. 

Përfundimi i ofertës, do të kryhet gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 dhe nëse do të jetë i suksesshëm, do t'i jepte fund epokës shumë të gjatë të presidencës së Jean-Michel Aulas, e cila filloi 35 vjet më parë, më 1987.

Ky i fundit ka folur për kanalet zyrtare të klubit si më poshtë: "Me këtë projekt, Olympique Lyonnais hap një kapitull të ri në historinë e tij të frikshme. Prej 35 vitesh dëshira ime ka qenë gjithmonë të bëj Olympique Lyonnais një model unik në futboll, duke kombinuar sportin dhe ekonominë. Suksese!".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll