Sport

Real Madrid kapet në befasi, ylli i skuadrës refuzon rinovimin! Kontrata skadon pas një viti...

E ardhmja e Toni Kroos te Real Madrid mund të përfundojë në qershor 2023, kur kontrata e tij aktuale si lojtar i Real Madrid përfundon

20 Qershor 2022, 22:22 Nga DOSJA

Real Madrid kapet në befasi, ylli i skuadrës refuzon rinovimin!

SPANJË- E ardhmja e Toni Kroos te Real Madrid mund të përfundojë në qershor 2023, kur kontrata e tij aktuale si lojtar i Real Madrid përfundon. Sipas SER Deportivos, gjermani preferon të presë për të parë se si do të shkojë viti, një vendim që sipas këtyre informacioneve ka habitur Real Madrid.

Mesfushori 32-vjeçar ka paralajmëruar tashmë në raste të ndryshme se rinovimi i tij do të varet nga mënyra se çfarë mund t'i ofrojë Madridi. Një lëvizje që mund të nxitet nga mënyra sesi klubi ka forcuar mesfushën me dy të rinj Camavinga-n dhe Tchouameni.

Kroos ka jetuar një sezon të lumtur për sa i përket titujve, por me disa ulje-ngritje personalisht. Klubi spanjoll pavarësisht se është i befasuar nga vendimi i gjermanit, e respekton atë.

E.Ç (Dosja.al)

kroos

Sondazh

Poll