Sport

Marrëveshja mes Nice dhe PSG për Galtier në horizont, 'çeku' prej 10 milionësh gati!

Në negociatat prej disa ditësh, midis dy klubeve janë shumë pranë një marrëveshjeje, por formalizimi është pezulluar nga largimin e Pochettinos, i cili shpresohet të kryhet të enjten.

21 Qershor 2022, 07:13 Nga DOSJA
Marrëveshja mes Nice dhe PSG për Galtier në horizont,

FRANCE - Data e emërimit të Christophe Galtier (55) si trajner i Paris Saint-Germain tashmë varet nga ajo e largimit të trajnerit aktual, Mauricio Pochettino. Negociatat mes kryeqytetasve dhe avokatit të argjentinasit, me kontratë edhe për një vit, po vazhdojnë dhe pritet një njoftim deri të enjten.

Marrëveshja mund të mbyllet me kompensimin prej rreth 15 milionë euro, shumë që i takon "Poche" dhe katër zëvendësve që përbëjnë stafin e tij: Jesus Perez, Miguel D'Agostino, Toni Jimenez dhe  Sebastiano Pochettino. Derisa të dyja palët të bien dakord për detajet përfundimtare të ndarjes së tyre, PSG nuk do të jetë në gjendje të shpallë emrin e pasuesit të Pochettino.

Identiteti i tij vihet gjithnjë e më pak në dyshim: edhe nëse Galtier nuk i ka finalizuar ende të gjitha aspektet kontraktuale, ai duhet të jetë në krye të kampionëve francezë kur të rifillojnë stërvitjet më 4 korrik, në kampin e Lozhës.

Mes Nicës dhe Parisit, është shumë afër përfundimit të një marrëveshjeje për një kompensim afër 10 milionë euro për të blerë dy vitet e fundit të kontratës së trajnerit francez në Côte d'Azur.  Drejtuesit e dy klubeve tani shpresojnë se gjithçka do të përshpejtohet: Parisi të shpallë Galtier dhe Nice për të regjistruar emrin e pasuesit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll