Sport

Nuk është më trajner i Uellsit, Ryan Giggs jep dorëheqjen para “Katar 2022”

I përfshirë në pengesa ligjore, ai ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i tij si trajner. Skuadrën britanike, me gjasa do të vazhdojë ta drejtojë Robert Page

21 Qershor 2022, 06:54 Nga DOSJA

Nuk është më trajner i Uellsit, Ryan Giggs jep dorëheqjen

UELLS - Ryan Giggs, këtë të hënë në mbrëmje ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij si trajner i Uellsit. I emëruar në vitin 2018, ai duhej të tërhiqej përkohësisht në fillim të vitit 2021, pasi u akuzua për dhunë në familje.

Nën drejtimin e përkohshëm Robert Page, kombëtarja e Uellsit arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022. Situata ligjore e Giggs është ende e paqartë me afrimin e finaleve, ndaj ky i fundit preferoi të largohej nga pozicioni, për të mos prishur përgatitjen e Uellsit. për botërorin e ‘Katar 2022’.

Në një deklaratë për shtyp, Federata e Futbollit të Uellsit shprehu “mirënjohjen” ndaj Giggs dhe merr parasysh vendimin e tij.

Nuk është më trajner i Uellsit, Ryan Giggs jep dorëheqjen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll