Sport

Merkato Inter, takim tre orësh mes Zhang dhe Inzaghit, ja çfarë po ndodh me Lukakun dhe Dybala-n

Në takimin midis Zhang dhe Inzaghit, drita jeshile ka mbërritur në fakt për të ngritur ofertën për Chelsea-s sa i përket Lukakut.

20 Qershor 2022, 22:34 Nga DOSJA

Merkato Inter, takim tre orësh mes Zhang dhe Inzaghit, ja çfarë

ITALI- Në takimin midis Zhang dhe Inzaghit, drita jeshile ka mbërritur në fakt për të ngritur ofertën për Chelsea-s sa i përket Lukakut. Nga 5 milionë plus bonuset, klubi zikaltër ka shkuar në 7 milionë plus bonuse të lidhura me çdo sukses të klubit italian.

Kërkesa e skuadrës së Chelsea-t ka ngecur në 10 milionë, por dëshira e përbashkët mund t'i bindë londinezët që më në fund t'i thonë po Marotta-s dhe Ausilios. Në gatishmëri, megjithatë, marrëveshja me Dybala-n, për të cilën do të bëhet një reflektim pasi të mbyllet negociata me Chelsean për Lukakun. Në fakt, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku zhang

Sondazh

Poll