Sport

Kremlini mohon se Brittney Griner është peng i drejtësisë ruse: "Ajo ka shkelur ligjin"

Lojtarja ka në paraburgim në Moskë që nga 17 shkurti i kaluar. Asaj i është gjetur në çante vaj kanabisi

21 Qershor 2022, 07:54 Nga DOSJA
Kremlini mohon se Brittney Griner është peng i drejtësisë
Basketbollistja amerikane Brittney Griner

RUSI - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, mohoi të hënën se lojtarja amerikane Brittney Griner është një "peng" i sistemit gjyqësor të Rusisë. "Nuk mund ta quajmë peng. Pse ta quajmë peng? Ajo ka shkelur ligjin rus. Tani atë po e ndjekin penalisht,"- tha Peskov në një intervistë me MSNBC .

Peskov mohoi se e paraburgosura Griner po i dërgon një "mesazh të tmerrshëm" botës. Sipas zëdhënësit të presidentit rus, mesazhi i tmerrshëm është “përpjekja për të futur substanca të ndaluara në vend”. "Ajo po ndiqet penalisht sipas ligjit rus. Jo vetëm në Rusi ka ligje kaq të rënda në këtë fushë. Ka shumë vende në të cilat droga nuk mund të sillet. Kjo persekutohet me ligj. Dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë",- shtoi ai.

Së fundmi, drejtësia ruse ka zgjatur edhe me 18 ditë të tjera masën e parandalimit ndaj Grinerit, e cila ka kaluar gati katër muaj në një paraburgim në Moskë. Familja e  basketbollistes i është drejtuar presidentit amerikan Joe Biden për të siguruar lirimin e Griner, ndërsa si WNBA ashtu edhe NBA, gjithashtu kërkojnë lirimin e saj.

Në atë kohë, mediat ruse raportuan se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po negocionin shkëmbimin e Griner me tregtarin rus të armëve Viktor But, i njohur si "tregtari i vdekjes" dhe i cili po vuan dënimin në një burg amerikan.

Griner, një lojtare e UGMK Yekaterinburg, u arrestua më 17 shkurt në aeroportin ‘Sheremetvo’ në Moskë, pasi zyrtarët e doganës i gjetën vaj kanabisi në çantat e saj. Më pas, basketbollistja, e cila pohon se është e pafajshme, u arrestua për kontrabandë droge, arrestim që Uashingtoni e konsideron të pajustifikuar.

Amerikania, e cila është anëtare i skuadrës ruse që nga viti 2015, mund të dënohet deri në 10 vjet burg, pasi në Rusi është e ndaluar me ligj të hysh në vend me kanabis. Skuadra e UGMK-së, që trajnohet nga spanjolli Miguel Méndez që nga viti 2021, nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë.

Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, Bill Richardson, po negocion shkëmbimin e lojtares 31-vjeçare, dyfishtë kampion bote dhe olimpike me vendin e saj. Rusia dhe SHBA së fundmi shkëmbyen studentin amerikan Trevor Reed, i dënuar me nëntë vjet burg për rezistencë ndaj arrestimit, për pilotin rus Konstantin Yaroshenko, i dënuar në SHBA me 20 vjet për kontrabandë droge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll