Sport

Firma me klubin rus i kushton Botërorin, Kombëtarja përjashton mbrojtësin rekordmen: "Nuk do të jetë..."

Maciej Rybus nuk do të jetë pjesë në Botërorin 2022 në Katar me Poloninë. Vendimi është marrë orët e fundit nga federata.

20 Qershor 2022, 20:43 Nga DOSJA

Firma me klubin rus i kushton Botërorin, Kombëtarja përjashton

POLONI- Maciej Rybus nuk do të jetë pjesë në Botërorin 2022 në Katar me Poloninë. Vendimi është marrë orët e fundit nga federata. Gjithçka është e lidhur me transferimin e fundit të Rybus, i cili ditët e fundit ka nënshkruar me Spartak Moskën. Futbollisti sezonet e fundit ka luajtur për Lokomotiv Moskën dhe krahasuar me bashkatdhetarët Grzegorz Krychowiak dhe Sebastian Szymanski, ka vendosur të mos largohet nga Rusia në verë, por të largohet në një klub tjetër në kryeqytet.

Federata i komunikoi mbrojtësit zgjedhjen e bërë në mënyrë të qartë dhe lineare, pavarësisht se ishte një lojtar që mban rekordin e paraqitjeve për Kombëtaren.

Polonia ka treguar qëndrueshmëri kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe ka luftuar për të parandaluar lejimin e Rusisë për të konkurruar ose marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës. Federata Polake e Futbollit refuzoi të dilte në fushë kundër Rusisë në play-off dhe me këtë vendim rezulton e vendosur në atë pozicion.

E.Ç (Dosja.al)

polonia

Sondazh

Poll