Sport

Mund të shkonte më keq! Bugatti i Ronaldos përplaset pak metra larg një depozite gazi, policia nis hetimet

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet në shoqërinë e të Georgina-s dhe fëmijëve

20 Qershor 2022, 20:10 Nga DOSJA

Mund të shkonte më keq! Bugatti i Ronaldos përplaset pak metra

SPANJË- Cristiano Ronaldo po shijon pushimet në shoqërinë e të Georgina-s dhe fëmijëve. Një ngjarje e papritur, të një natyre krejt tjetër i ka prishur relaksin portugezit.

Ky është një aksident rrugor që fatkeqësisht ka sjellë pasoja të rënda për një nga super makinat e tij. Bugatti Veyron, një nga makinat më të rëndësishme në garazhin e tij. Aksidenti ndodhi në Mallorca. Lajmi u dha nga tabloidi Ultima Hora që zbuloi edhe detajet e asaj që ndodhi. Makina në fakt po kalonte përmes Alzinës, për arsye ende për t'u sqaruar, Bugatti është përplasur në portën hyrëse të një lokali.

Dëmtime të shumta në pjesën e përparme të makinës, kishte rrezik që situata të shkonte akoma më keq. Në fakt, pasojat e përplasjes përfshijnë edhe dëmtimin e një depozite butani, një gaz i ndezshëm, i cili ndodhej në afërsi të godinës. Por pyetja që bëjnë të gjithë është ajo që lidhet me drejtuesin e automjetit: kush ishte në timonin e makinës në momentin e aksidentit?

Me sa duket nuk ishte Cristiano Ronaldo, por një punonjës i tij i cili do të kishte humbur kontrollin e automjetit. Fatmirësisht askush nuk është dëmtuar. Punonjësit e policisë janë duke hetuar për të rindërtuar të gjithë aferën.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo

Sondazh

Poll