Politike

Autonomia spitalore hap debat në Shëndetësi/ Opozita: Rrit kostot. Maxhoranca: Ka përfitime

Deputeti Tritan Shehu tha se kjo është një çështje që duhet sqaruar.

20 Qershor 2022, 17:40 Nga F.M

Autonomia spitalore hap debat në Shëndetësi/ Opozita: Rrit

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka deklaruar se ligji për autonominë spitalore do të eliminojë shëndetësinë falas. I pranishëm në Komisionin për Punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë, Vasili, ligji aktual nuk shfaqë asnjë pengesë për të administruar si duhet sistemin.

“Kjo ka qenë mungesë dëshire për të administruar si duhet sistemin, nuk është se ka pasur pengesë ligji. Ligji s’ka asnjë gjë të re,”- tha ai.

Edhe anëtarë të tjerë të Opozitës mendonin të njëjtën gjë.

“Autonomia sipas jush, do të thotë se me një pagesë shtesë në spitalet publike mund të merret një shërbim apo një diagnostikim ambulator për qytetarët shqiptarë, i cili së pari parashikon  se do të jetë më i ulët se te privati, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për këto,”- tha Duma.

Deputeti Tritan Shehu tha se kjo është një çështje që duhet sqaruar.

“Unë nuk kam besim te Banka, kërkoj takim me bankën botërore për këtë ligj.”

Mazhoranca pretendon se ky ligj do të sjellë përfitime, shëndetësi cilësore dhe me kosto të ulët.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll