Politike

Specialiste tek MEPJ, jep dorëheqjen motra e Dumanit: Më rrezikohet jeta!

Xhuljana Dumani ka depozituar letrën e dorëheqjen, së bashku dhe me arsyetimin, me pretendimin se është ekspozuar publikikisht dhe i kërcënohej jeta.

20 Qershor 2022, 15:26 Nga k.m.
Specialiste tek MEPJ, jep dorëheqjen motra e Dumanit: Më rrezikohet
Foto ilustruese

TIRANË- Motra e Nuredin Dumanit ka dhënë dorëheqjen nga posti i specalistes në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, tek Sektori i Shërbimeve. Mëngjesin e sotëm, ajo ka depozituar letrën e dorëheqjen, së bashku dhe me arsyetimin, me pretendimin se është ekspozuar publikikisht dhe i kërcënohej jeta.

"Prej së shtunës, 18 Qershor 2022 jam bërë objekt i keqinformimit të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucionin që punoj prej pak muajsh si staf teknik. Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh. E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim. Duke i kërkuar ndjesë institucionit që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash që nuk i kam kryer asnjëherë, më lejoni të jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga detyra,"-shkruhet ndër të tjera në shkresën e saj të largimit nga detyra.

Specialiste tek MEPJ, jep dorëheqjen motra e Dumanit: Më rrezikohet

Disa ditë më parë, gazetari Elton Qyno shkruante se motra e të përfshirit në dhjetëra atentate si vrasës me pagesë punon në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, edhe pse i vëllai ka konfirmuar në SPAK pjesëmarrjen e tij në organizata kriminale. Madje, sipas Qynos, Policia e Shtetit e ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë. Ndërkohë që vetë Ministrja e Punëve të Jashtme reagoi duke u shprehur se e reja ishte punësuar me kontratë 1-vjeçare deri më 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Madje sipas Ministrisë, Dumani ka qenë e pasjisur edhe me certifikatën e sigurisë nga DSIK.

nuredin dumani xhuljana dumani

Sondazh

Poll