Politike

Mbledhja me Shqipërinë, Kurti: Forcën s'e masim me ju, por me botën

Sipas tij është e nevojshme që të ketë më shumë përfarim në çështje rajonale, por nuk përmend se për cilat e ka fjalën.

20 Qershor 2022, 17:31 Nga F.M
Mbledhja me Shqipërinë, Kurti: Forcën s'e masim me ju, por
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një postim pas takimit dypalësh me qeverinë e Shqipërisë. Në një status në Facebook, Kurti shkruan se nuk duhet matur suksesi me njëri-tjetrin, pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, por me botën. Sipas tij është e nevojshme që të ketë më shumë përfarim në çështje rajonale, por nuk përmend se për cilat e ka fjalën.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike,”- shkruan Kurti.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë zhvilluan një mbledhje ku firmosën 19 marrëveshje të përbashkëta. Fundjavave në verë dhe gjatë festave zyrtare nuk do të ketë kontrolle në pikat kufitare. Studentët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të studiojnë lirisht në të dy vendet. Abetarja e përbashkët është në fazën përfundimtare. Gjendja Civile do të angazhohet në përcjelljen e informacioneve dypalëshe në rast ndërrimi emri apo martesash. Në fushën e drejtësisë u arrit njohja reciproke e licensave. Përsa i përket turizmit, bashkëpunimi mes vendeve do të bëjë që të huajt të vizitojnë Kosovën e Shqipërinë në të njëjtën paketë.

albin kurti mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll