Bota

Partia Popullore konservatore fiton shumicën në Andalucía, humbje për të majtën e kryeministrit Sanchez

Me raportimin e 99% të qendrave të votimit në rajonin jugor të Spanjës, PP, në opozitë kombëtare, kishte marrë 58 vende, tre më shumë se 55 që nevojiteshin për një shumicë. Ky është rezultati më i mirë i partisë në rajon.

20 Qershor 2022, 13:31 Nga d.a
Partia Popullore konservatore fiton shumicën në Andalucía,
Juanma Moreno

SPANJË- Partia Popullore konservatore e Spanjës ka fituar një shumicë dërrmuese në zgjedhjet rajonale në Andalucia, në një fitore të paprecedentë që e çliron atë nga mbështetja në partinë e ekstremit të djathtë Vox për të qeverisur në rajonin më të populluar të vendit.

Sipas Guardian, me raportimin e 99% të qendrave të votimit në rajonin jugor të Spanjës, PP, në opozitë kombëtare, kishte marrë 58 vende, tre më shumë se 55 që nevojiteshin për një shumicë. Ky është rezultati më i mirë i partisë në rajon.

"Ne kemi bërë histori në Andalucía," deklaroi të dielën mbrëma udhëheqësi i PP-së në rajon, Juanma Moreno. 

Rezultati ishte më shumë se dyfishi i 26 vendeve që partia fitoi në zgjedhjet e 2018. Vox mori 14 vende, duke shtuar dy të tjera në rezultatin e tij të 2018, kur u bë grupi i parë i ekstremit të djathtë që triumfoi në kutinë e votimit që nga kthimi i Spanjës në demokraci.

E majta gjithashtu mori një tronditje, me Partinë Socialiste të Punëtorëve, të cilët janë në pushtet në nivel kombëtar, duke fituar 30 vende, tre më pak nga 2018, rezultati i tyre i mëparshëm më i keq ndonjëherë në rajon, ndërsa grupimet e ekstremit të majtë Por Andalucía dhe Adelante Andalucía fituan shtatë vende, krahasuar me 17 në 2018. Kjo është një goditje për socialistët që deri në vitin 2018 kishin qeverisur rajonin për 37 vjet.

Vota la të kuptohet për shkallën e sfidës me të cilën përballen socialistët e vendit, të udhëhequr nga Pedro Sanchez, ndërsa përgatiten për zgjedhjet kombëtare që duhet të mbahen deri në fund të vitit 2023. Humbja në ish-kështjellën e tyre të Andalucisë vjen pas humbjeve ndaj PP-së në zgjedhjet e mëparshme rajonale në Madrid dhe Castilla y León.

 

partia popullore konservatore e spanjës zgjedhjet ne andalucia juanma moreno

Sondazh

Poll