Bota

VIDEO/ Tornadoja e dytë e regjistruar brenda javës në Kinën jugore

Në videot e postuara duket tornadoja që godet qytetin jugor kinez të Foshan.

20 Qershor 2022, 12:23 Nga j.c
VIDEO/ Tornadoja e dytë e regjistruar brenda javës në Kinën
Tornado në Kinë

KINË- Një tornado e fuqishme përshkroi Kinën ditën e sotme. Pamjet e frikshme janë transmetuar nga transmetuesi shtetëror i Kinës, CCTV. Sipas BBC, në videot e postuara duket tornadoja që godet qytetin jugor kinez të Foshan.

Ndërtesat, makinat dhe infrastruktura lokale janë dëmtuar. Në video duket momenti kur erërat e fuqishme shkulin nga vendi çatinë e një ndërtese dhe u përfshi në flakë nga kabllot e energjisë. Nuk janë raportuar ende për viktima. Kjo është hera e dytë në më pak se shtatë ditë që një tornado godet këtë pjesë të Kinës. Kujtojmë, më 16 qershor, një tornado goditi kontenë Conghua në Guangzhou fqinje, ku më shumë se 5,400 njerëz mbetën pa energji elektrike.

 

kinë tornado ne kine

Sondazh

Poll