Bota

A do të bëhet Giorgia Meloni kryeministre e ardhshme e Italisë?

Platforma aktuale e Melonit është ndërtuar mbi një model nacional-konservator, sovranist

20 Qershor 2022, 11:53 Nga d.d

A do të bëhet Giorgia Meloni kryeministre e ardhshme e Italisë?

ITALI-Nëse zgjedhjet e fundit lokale të Italisë do të ishin një provë e 'pulsit' të kombit, atëherë vendi mund të marrë një zhvendosje djathtas vitin e ardhshëm. Kjo për shkak të suksesit të partisë Vëllezërit e Italisë të deputetes Giorgia Melonit (Fratelli d’Italia).

Sipas mediave italiane, Meloni është shfaqur si forca kryesore opozitare e Italisë dhe ka udhëhequr një koalicion të krahut të djathtë që gëzoi fitime masive në zgjedhjet lokale. Me zgjedhjet e përgjithshme që priten vitin e ardhshëm dhe me Vëllezërit e Italisë që kryesojnë në sondazhet e opinionit, perspektiva që Meloni të jetë kryeministrja e ardhshme i Italisë po merr vrull.

Platforma aktuale e Melonit është ndërtuar mbi një model nacional-konservator, sovranist. Ajo kundërshton emigracionin masiv.

Ajo është konsideruar shpesh si një nga euroskeptikët e parë dhe kryesorë të vendit, si rezultat i kritikave të saj ndaj euros dhe “burokratëve të Brukselit”. Për çështjet sociale, Meloni është shumë tradicionale dhe kundërshton abortin, dhe martesën brenda të njëjtit seks.

Reputacioni i Melonit si një politikane koherente dhe e bindur e ka bërë atë të njohur me një segment të madh të votuesve italianë, duke u renditur si një nga udhëheqësit më të besuar të Italisë.

giorgia melonit fratelli d’italia

Sondazh

Poll