Bota

Rusia pretendonë se ka pushtuar një fshat afër Severodonetsk

Forcat e Moskës janë fokusuar në marrjen e kontrollit të plotë të provincave Luhansk dhe Donetsk

20 Qershor 2022, 12:23 Nga d.d
Rusia pretendonë se ka pushtuar një fshat afër Severodonetsk
Foto ilustruese

UKRAINË-Specialistë të mbështetur nga Rusia, kanë njoftuar se kanë pushtuar një fshat pranë rrugës kryesore jugore drejt Severodonetsk në Ukrainën lindore. Kje ende nuk është verifikuar.

Sipas Sky News, Severodonetsk është një objektiv kyç për forcat ruse pasi synon të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut.

Forcat e Moskës janë fokusuar në marrjen e kontrollit të plotë të provincave Luhansk dhe Donetsk, të cilat së bashku përbëjnë rajonin e Donbasit, pasi nuk arritën të kapnin Kievin më herët gjatë luftës.

Një asistent i ministrit të brendshëm të Republikës Popullore të Luhanskut, ka thënë se fshati Toshkivka, rreth 25 km në jug të Severodonetsk, ishte pushtuar.

Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut ishin tashmë të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia përpara se të shpërthente lufta.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 117. Trupat ruse vazhdojnë sulmojnë ukrainën, dhjetra civilë dhe ushtarë vdesin nga këto sulme. Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll