Bota

“Trekëndëshi i vdekjes” fatal për anëtarin e klanit mafioz në Budva

Vendi ku u ekzekutua 35-vjeçari ka të bëjë me shumë vrasje mafioze dhe quhet “trekëndëshi fatal i Budvës.”

20 Qershor 2022, 11:28 Nga j.c
“Trekëndëshi i vdekjes” fatal për anëtarin e
Miliç Minja Sakoviç

MALI I ZI- Ditën e premte është ekzekutuar në një atentat mafioz në Budva Miliç Minja Sakoviç, një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“. 

Për shkak të luftës së gjatë mes klanit "skalping" dhe "Kavac", Sakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar.

Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili u vra më 13 tetor 2016 në Beograd.

Sipas mediave malazeze, vendi ku u ekzekutua 35-vjeçari ka të bëjë me shumë vrasje mafioze dhe quhet “trekëndëshi fatal i Budvës.”

“Trekëndëshi i vdekjes” fatal për anëtarin e
Trekëndëshi i Budvës

Sakoviç u vra më 17 qershor rreth orës 23.30 në restorantin Budva “Korkovado”. Vrasësi iu afrua teksa ishte duke darkuar me miqtë dhe qëlloi të paktën 8 herë në drejtim të tij.

Trekëndëshi fatal i Budvës

Trekëndëshi fatal i Budvës, pra hapësira mes hoteleve “Mogren” dhe “Avala” dhe parkingut në sheshin e Diellit, ishte fatal për shumë djem “të mafias”. Viktima e parë u  shënua më 1 shtator 1991,  kur u vra Vlastimir Zecevic, i njohur si Micko Talijan nga Kotorri. I plagosuri rëndë Zeçeviç arriti të shkonte në makinën e tij dhe të shkonte në spital vetë, ku ndërroi jetë nga pkagët e marra.

Tre vjet më vonë, më 4 gusht 1994, vetëm 50 metra nga vendi ku u vra Zeçeviçi, në parkingun përballë hyrjes së hotelit Avala, në një shpërthim shkatërrues të një Volksëagen Karado, u vra 27-vjeçari Boro Nedoviç nga Berane. Trekëndëshi i përgjakur mori viktimën e tretë më 27 shkurt 1997,  Radoslav Rako Stanišić, 48 vjeç, i njohur si Raka Dillinger, u vra nga një armë automatike pranë “Mogren” .

Gjysmë viti pas atij krimi, shoku i Dillinger-it, Gjorgje Minja Bećir 47 vjeç nga Cetinja, u vra jo shumë larg atij vendi . Natën mes 4 dhe 5 gushtit 1997, një snajper goditi për vdekje Beqirin, i cili ndodhej në makinën e tij “Mazda”. Në ditën e fundit të majit të vitit 2002, në qendër të Budvës, u vra Blagota Baja Sekulić një orë pas mesnate, 37-vjeçari u qëllua në “grand cheroke” e tij. Ekzekutori që qëlloi me 20 plumba vdekjeprurës ndaj tij nuk u gjet kurrë. 

Në fillim të gushtit 2008, Goran Pejoviq nga Nikshiqi u vra teksa ishte ulur me shokët e tij në tarracën “Palme” në qendër të Budvës dhe u plagos shoku i tij Vojkan Inić . Millosh Vidaković nga Panceva u vra në ditët e para të korrikut 2013 nën muret e qytetit të vjetër të Budvës. Vrasësi i është afruar dhe e ka qëlluar me 5-6 plumba në shpinë dhe më pas ka ikur. 

Edhe për Goran Gjuriçkoviqin nga Budva më 27 tetor 2015 u qëllua teksa po ecte para restorantit të tij “Old Fisherman’s Pub”. Në vendin ku ndodhi ekzekutimi janë gjetur tre gëzhoja. Përveç trekëndëshit të përgjakshëm të Budvës, vende të tjera, plazhe dhe vendbanime të asaj bashkie bregdetare ishin skenë e përplasjeve mafioze dhe likuidimeve ekzekutimeve brutale, të cilat kryesisht mbetën të pazbuluara.

miliç minja sakovic

Sondazh

Poll