Bota

Banorët e Kievit ndërmarrin hapa drejt normalitetit:Jemi të lodhur duke pasur frikë (Foto)

 Shumica e njerëzve tani injorojnë sirenat ditore të sulmeve ajrore kur ato bien

20 Qershor 2022, 10:47 Nga d.d
Banorët e Kievit ndërmarrin hapa drejt normalitetit:Jemi të
Foto ilustruese

UKRAINË-Banorët e Kievit, kanë filluar të kthehen në normalitëet, pas pothuajse katër muaj lufte në Ukrainë. Rrugët kundër tankeve janë hequr mënjanë, qytetarët kanë filluar të shëtisin me familjet e tyre nëpër parqet e shumta të qytetit.

 Shumica e njerëzve tani injorojnë sirenat ditore të sulmeve ajrore kur ato bien.

“Ne dhurojmë të gjitha paratë që fitojmë për forcat e armatosura. Ne jemi këtu për ta Ne po përpiqemi të vazhdojmë jetën tonë. Por dhimbja është gjithmonë aty”, tha Yana Koval një grua që shiste rriba dhe suvenire

Sipas The Guardian, duke ecur në një park natyrë të Kievit, dikush mund të harrojë për një moment se Ukraina është në mes të sulmeve ruse.

“Mos u mashtroni nga e gjithë kjo, sepse padyshim që jemi ende në luftë. Të gjithë ende flasin për luftën. Të gjithë janë disi të prekur ose të përfshirë.Restoranti ynë po mbushet përsëri, megjithëse është akoma më i zbrazët se zakonisht.Njerëzit po shkojnë përsëri në takime dhe po festojnë ditëlindje," tha Anna Levchuk, menaxhere në restorantin e picave 'Kometa'.  

Kometa, si shumë restorante të tjera, u mbyll kur filloi lufta, duke e kaluar shpejt fokusin e saj në gatimin për ushtrinë dhe spitalet lokale.

Valeriy Shevchenko, menaxheri i një galerie të vogël, thotë se edhe ai po e sheh hapësirën e tij të artit që dalëngadalë kthehet në jetë.

"Kiev ishte një qytet fantazmë, por galeria më në fund po mbushet përsëri. Ne thjesht jemi të lodhur duke u frikësuar. Por, sigurisht, askush nuk po e harron luftën," tha Shevchenko.

Deri në 200 ukrainas besohet se po vdesin çdo ditë në fushën e betejës, pasi luftimet kthehen në një luftë të zgjatur shkatërrimi, pa një fund të menjëhershëm në horizont.

Lufta në Ukraineë sot ka hyrë në ditën e 117. Trupat ruse vazhdojnë sulmojnë ukrainën, dhjetra civilë dhe ushtarë vdesin nga këto sulme. Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

 

 

lufta ukraine-rusi anna levchuk  yana koval valeriy shevchenko

Sondazh

Poll