Bota

Dogji Gjykatën e Lartë me porosi të Pablo Escobar, ish-guerilasi bëhet President i Kolumbisë

Shifrat tregojnë se Petra mori 50.5% të votave, duke mundur rivalin e tij milioner me një diferencë të ngushtë prej rreth 700,000 votash.

20 Qershor 2022, 11:01 Nga j.c
Dogji Gjykatën e Lartë me porosi të Pablo Escobar, ish-guerilasi
Gustavo Petra

KOLUMBI- Gustavo Petro, ish-kryebashkiaku i Bogotas dhe ish-luftëtar rebel, është bërë presidenti i parë i majtë në Kolumbi. Petro mundi rivalin e tij të krahut të djathtë Rodolfo Hernández në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës.

Sipas BBC, shifrat tregojnë se ai mori 50.5% të votave, duke mundur rivalin e tij milioner me një diferencë të ngushtë prej rreth 700,000 votash. Rezultati shënon një ndryshim të madh për vendin, i cili për dekada është udhëhequr nga konservatorët.

Votimi u mbajt mes pakënaqësisë së gjerë për mënyrën se si është drejtuar vendi dhe pati protesta antiqeveritare vitin e kaluar në të cilat dhjetëra njerëz vdiqën. 62-vjeçari Petro përmes një shkrimi në Twitter falenderoi popullin dhe i premtori që do të bëntë samëshum për vëndin e tij.

"Kaq shumë vuajtje u qetësofshin nga gëzimi që sot vërshon zemrën e atdheut.Sot është dita e rrugëve dhe shesheve”,-tha ai.

Bashkëshortja e tij, Francia Marquez, një nënë beqare do të bëhet zëvendëspresidentja e parë grua me ngjyrë në vend. Në një video të postuar në mediat sociale, Hernandez, i cili drejtoi një fushatë jo tradicionale që mbështetej shumë në TikTok dhe media të tjera sociale, pranoi fitoren e Petros.

"Unë i pranoj rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Shpresoj që Gustavo Petro të dijë të drejtojë vendin dhe të jetë besnik ndaj diskursit të tij kundër korrupsionit”-tha ai.

Presidenti Ivan Duque, të cilit i ishte ndaluar të kërkonte rizgjedhje nga kufizimet e mandatit të Kolumbisë, tha në Twitter se kishte telefonuar zotin Petro për ta uruar.

gustavo petra zgjdhjet ne kolumbi rodolfo hernández

Sondazh

Poll