Bota

Izraeli goditet nga një valë e re e Covid-19, mund të rikthehen maskat

Transmetuesi publik izraelit Kan, ndërkohë, citoi një burim të Ministrisë së Shëndetësisë të thoshte se zyrtarët do të shqyrtojnë nëse do të kthehen në detyrimin e mbajtjes së maskave në ambjente të brendshme, i cili u hoq në fund të prillit.

20 Qershor 2022, 13:16 Nga d.a
Izraeli goditet nga një valë e re e Covid-19, mund të rikthehen
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli është goditur nga një valë e re Covid-19, me një rritje të pacientëve të infektuar me variantin BA.5, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportimeve, qeveria po kërkon të rikthejë mandatin e mbajtjes së detyrueshme të maskave të në ambjentet e brendshme.

Ne jemi të kujdesshëm me terminologjinë sepse kishim diçka të tillë një muaj apo më shumë, pati një rritje dhe u ul shumë shpejt. Kjo kohë është në të vërtetë ndryshe, dhe ka një variant të ri, BA.5, i cili është më ngjitës”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Nachman Ash.

Transmetuesi publik izraelit Kan, ndërkohë, citoi një burim të Ministrisë së Shëndetësisë të thoshte se zyrtarët do të shqyrtojnë nëse do të kthehen në detyrimin e mbajtjes së maskave në ambjente të brendshme, i cili u hoq në fund të prillit.

Shkalla e infektimit dhe shtrimet në spital janë rritur së tepërmi. Të dielën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 4,931 raste të reja me Covid, krahasuar me 3,339 një javë më parë dhe 1,575 dy javë më parë. Ishin 158 pacientë në gjendje të rëndë të dielën në mëngjes, krahasuar me 106 javën e kaluar, sipas mediave izraelite.

Zyrtari më i lartë i përgjigjes ndaj Covid-19 në Izrael, Salman Zarka, tha këtë javë se gati 50% e njerëzve të infektuar me virus kishin variantin BA.5.

nachman ash koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll