Sport

Pushimet e ekzagjeruara të Grealish në ‘qytetin e mëkatit’, 93,000 euro për 116 shishe shampanjë

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Anglisë, Jack Grealish ka sjellë tetë miq në Las Vegas për një festë epike. 26-vjeçari mori një suitë të madhe të kompletuar që grupi të shijonte plotësisht përvojën në qytetin e mëkatit.

20 Qershor 2022, 13:13 Nga DOSJA

Pushimet e ekzagjeruara të Grealish në ‘qytetin e

SHBA- Mesfushori i Manchester Cityt dhe Anglisë, Jack Grealish ka sjellë tetë miq në Las Vegas për një festë epike. 26-vjeçari mori një suitë të madhe të kompletuar që grupi të shijonte plotësisht përvojën në qytetin e mëkatit. E mes batutave, fotove, festave dhe birrës duket se djemtë po e shijojnë vërtet…

Jack Grealish donte t'u jepte 8 miqve të tij një pushim për t'u mbajtur mend duke e çuar grupin me shpenzimet e tij në qytetin që nuk fle kurrë, Las Vegas. E djemtë, të paktën sipas fotove të postuara në rrjetet e ndryshme sociale dhe të raportuara nga Sun, po argëtohen vërtet. Imazhet e tjera treguan grupin duke kërcyer në një autobus feste teksa pinin puro dhe pinin birrë ndërsa po shijonin një festë në pishinë. Lojtari paguan rreth 6 mijë euro në natë dhe nëse dëshiron të konsumoj alkol e bën këtë duke paguar deri në 3500 euro për çdo shishe Jeroboam të çmuar.

Paga prej 230 mijë paund në javë (12 milionë paund në vit) do të thotë se me një kërcitjeve të gishtave ai mund të përballojë luksin më të shfrenuar dhe më pas ka nga ata që mendojnë për sigurinë e tij. Të enjten e kaluar Grealish kishte kaluar një mbrëmje në disko duke përfituar nga një paketë e rezervuar për VIP-at: 93 mijë euro për të pasur një trajtim special dhe për të pirë shumë... deri në 116 shishe shampanjë, all inclusive.

E.Ç (Dosja.al)

grealish

Sondazh

Poll