Sport

Shqetësim te Barcelona, ylli Ansu Fatit nuk është rikuperuar 100% nga dëmtimet...

Sulmuesi i talentuar iu është nënshtruar disa testeve fizike, që kanë treguar se parametrat e tij fizikë dhe atletikë nuk janë në parametrat e kërkuar

20 Qershor 2022, 08:06 Nga DOSJA
Shqetësim te Barcelona, ylli Ansu Fatit nuk është rikuperuar 100%

SPANJE - Në Barcelonë po rritet shqetësimi për gjendjen fizike të Ansu Fatit. Lojtari nuk është rikuperuar plotësisht nga problemet fizike, për të cilat është ankuar në sezonet e fundit. Kjo gjë vërtetohet edhe nga fakti, se trajneri i kombëtares spanjole, Luis Enrique, nuk e aktivizoi qoftë edhe një minutë në ndeshjet e qershorit për Nations League, pavarësisht se e kishte thirrur. 

Siç raporton ‘Sport’, shqetësimi është real: lojtari iu është nënshtruar disa testeve fizike, që kanë treguar se parametrat e tij fizikë dhe atletikë nuk janë më të njëjtët dhe në nivelin e kërkuar. Si pasojë e dëmtimeve, sulmuesi ka humbur qëndrueshmërinë, eksplozivitetin, shpejtësinë dhe fuqinë fizike.

Ansu Fati iu nënshtrua katër operacioneve dhe më pas vendosi, në marrëveshje me mjekët, të mos kryente një të pestë, duke preferuar një trajtim konservativ, i cili mesa duket nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll