Sport

Luis Campos ‘xhelati’ i PSG-së, i pamëshirshëm me të padëshiruarit, përplasja e madhe në horizont

Kampionët e PSG-së duhet të largojnë disa lojtarë gjatë verës, për të zvogëluar organikën e fryrë të klubi parizien, detyrë të cilën do ta kryejë këshilltari i ri sportiv. Listat gati...

20 Qershor 2022, 11:24 Nga DOSJA
Luis Campos ‘xhelati’ i PSG-së, i pamëshirshëm me
Luis Campos, këshilltari i ri sportiv i PSG-së

FRANCE - Prej pak më shumë se dhjetë ditësh, Luis Campos ka marrë frenat e projektit sportiv të PSG-së, duke imponuar dorën e tij të hekurt në rekrutim me pistat e rifilluara të Vitinhas dhe Renato Sanches, por edhe te trajnerit, me një Christophe Galtier, i cili do të ishte gjithmonë i preferuari për t'u vendosur në pankinën e Parisit. Por portugezi e di se një tjetër çështje e madhe e pret këtë verë: zvogëlimi i organikës së skuadrës.

PSG duhet të shesë gjatë verës, ose të paktën të zvogëlojë organikën me lojtarë që nuk janë më të dëshiruar (Kurzawa, Icardi, Draxler apo Ander Herrera...). Megjithatë, vitet e fundit kanë treguar vështirësi për të hequr qafe lojtarët që janë shumë mirë në Paris, mes një ambienti të jashtëzakonshëm jetese dhe një rroge komode. 

Në të vërtetë, lideri portugez po mendon thjesht të ngrejë një ‘papafingo’, për të instaluar aty të gjithë lojtarët e padëshiruar, që nuk do të dëshironin të largoheshin. Një zgjedhje radikale, që kishte përdorur në fillimin e ‘epokës’ te Lille, ku detyroi disa lojtarë të paketonin valixhet. ‘Papafingo’ e versionit PSG do të përfaqësonte megjithatë një grup lojtarësh të një kalibri krejtësisht të ndryshëm dhe me rroga kolosale. Përplasja e madhe duket në horizonte, listat janë gati…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll