Sport

Gareth Bale nga fusha, mund të përfundojë në stol... si trajner!

‘The Sun’ zbulon se Uellsi i ka kërkuar të mbarojë kursin për të marrë licensën e trajnerit A dhe B pas Kupës së Botës në Katar

20 Qershor 2022, 07:14 Nga DOSJA
Gareth Bale nga fusha, mund të përfundojë në stol... si

UELLS - Gareth Bale mund të shkojë nga fusha si lojtar në pankinë si trajner. Kështu bën të ditur gazeta ‘The Sun’, e cila sqaron se kombëtarja e Uellsit i ka ofruar Bale dhe Ramsey që të ndjekin kursin e trajnerëve pas Botërorit në “Katar 2022”.

"Unë po flisja me Gareth dhe Aaron në Holandë kohët e fundit dhe ata janë shumë të interesuar të marrin licencat e tyre të trajnerit B dhe A në Uells, pas Kupës së Botës. Shpresojmë se përmes kësaj, ata do të jenë në gjendje t’i përdorin përvojat e tyre për të mbështetur lojtarët tanë të rinj”,- tha trajneri i Uellsit, David Adams.

“E di që Gareth dhe Aaron janë jashtëzakonisht krenarë që janë uellsianë dhe jam i sigurt se do të trokasin në derën time, për të folur për lojtarët me këshilla dhe mbështetje. Të kesh ata njerëz që të frymëzojnë brezin e ardhshëm të lojtarëve të rinj është një pasuri fantastike për zhvillimi i ardhshëm i lojës sonë në Uells. Është fantastike për ne",- shtoi Adams.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll