Sport

Ndryshon kombësinë ruse, vetëm për të marrë pjesë në ‘Wimbledon’...

Rusja Natela Dzalamidze, e renditur e 43-ta në botë në lojën çift, ka ndryshuar kombësinë për të qenë në gjendje të marrë pjesë në turneun e ‘Wimbledon’-it, raportoi të dielën e përditshmja britanike ‘The Times’. Ajo tani është gjeorgjiane.

20 Qershor 2022, 07:10 Nga DOSJA
Ndryshon kombësinë ruse, vetëm për të marrë

ANGLI - Në reagim ndaj vendimit të organizatorëve të ‘Wimbledon’-it për të përjashtuar lojtarët rusë dhe bjellorusë nga edicioni i vitit 2022 (27 qershor-10 korrik), tenistja ruse Natela Dzalamidze, lojtarja e 43-të në botë në lojën çift, ndryshoi kombësinë për të siguruar të drejtën për të marrë pjesë në turne, raportoi të dielën ‘The Times’.

E përditshmja britanike saktëson se tenistja 29-vjeçare, tashmë është gjeorgjiane dhe do të bashkohet me serben Aleksandra Krunic, për të formuar çiftin konkurrent në këtë Grand Slam të famshëm të ‘Wimbledon’-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll