Sport

Sot prezantohet Rüdiger, do të bashkohet me Militaon dhe Alabën

Qendërmbrojtësi gjerman do të shfaqet këtë të hënë në ‘Valdebebas’, do të njihet me klubin e tij të ri

20 Qershor 2022, 07:35 Nga DOSJA
Sot prezantohet Rüdiger, do të bashkohet me Militaon dhe Alabën

SPANJE - Real Madrid do të prezantojë Antonio Rüdiger këtë paradite, në orën 12:00, në ‘Valdebebas’. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2026 dhe që vjen me parametra zero nga Chelsea, do të jetë një ‘tullë’ më shumë në murin e bardhë që Militao dhe Alaba kanë ngritur sezonin e kaluar. 

Me nënshkrimin e ri, Madridi mbyllet edhe më shumë në prapavijë dhe Ancelotti do të duhet të zgjedhë mes të treve, megjithëse Alaba mund të luajë gjithashtu edhe si mbrojtësi i majtë, për t'i dhënë gjermanit futjen në njëmbëdhjetëshen startuese.

Largimi i Ramos dhe Varane në të njëjtën kohë e vuri Real Madridin në telashe serioze. Zëvendësimi i papritur i çiftit të qendërmbrojtësve nuk ishte një detyrë e lehtë. Zgjidhja ishte të nënshkruante Alaba për Ramos dhe për Varane, bast ishte Militao. Vendimi ishte një sukses i jashtëzakonshëm.  Formula funksionoi dhe lidhja e dyshes së re të qendërmbrojtësve ka qenë kyçe në tripletën e bardhë. Këtyre tani u shtohet si përforcim gjermani Antonio Rüdiger.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll