Sport

Zyrtare/ Presidenti i Chelseas largohet nga funksionet e tij, ndryshimet filluan...

Ardhja e pronarëve të rinj te blutë e Londrës, ka shkaktuar ndryshimin e parë në organikën, largohet zyrtarisht numri një i klubit

20 Qershor 2022, 11:39 Nga DOSJA
Zyrtare/ Presidenti i Chelseas largohet nga funksionet e tij, ndryshimet
Bruce Buck, ish-presidenti i Chelseas (majtas) dhe pronari Todd Boehly

ANGLI - Prej disa javësh, konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly, ka marrë kontrollin e Chelseas dhe në mënyrë të pashmangshme, ‘blutë’ e Londrës i kanë kthyer faqen Roman Abramovich dhe do të përjetojnë ndryshime të brendshme në organikën e klubit.

Bruce Buck, presidenti i Chelseas në detyrë, sapo ka njoftuar largimin nga posti i tij si president, por megjithatë nuk do të largohet nga ‘blutë’ e Londrës, por do të jetë si këshilltar për projektin e ri të klubit londinez.

Zyrtare/ Presidenti i Chelseas largohet nga funksionet e tij, ndryshimet

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll