Sport

CR7 jashtë projektit të Ten Hag, përgatiten valixhet për t’u larguar nga United...

Ylli portugez mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”, edhe pse në sezonin e fundit shënoi 24 gola në të gjithë kompeticionet. Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë, por ardhja e trajnerit të ri i ka prishur qetësinë.

20 Qershor 2022, 10:44 Nga DOSJA
CR7 jashtë projektit të Ten Hag, përgatiten valixhet për

ANGLI - Ten Hag nuk e ka CR7 pjesë të projektit të tij. Futbolli i holandezit do të bazohet në qarkullim topi, shumë kilometra në fushë, bashkëpunim dhe përulësi, fjalë që vështirë të gjenden në ‘fjalorin’ e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

37-vjeçari përfiton 23 milionë euro në sezon dhe do ta ketë të vështirë të sigurojë një pagë të njëjtë diku tjetër. Gjithsesi, paratë nuk janë problem për CR7, që kërkon një klub ambicioz dhe që i jep mundësinë të jetë protagonist.

Në skenë ka dalë emri i Romës, që kërkon të rritet shpejt dhe të garojë për objektiva të mëdha nën drejtimin e Jose Mourinhos. “Special One” ka një marrëdhënie shumë të mirë me Cristiano Ronaldon. Ai mund të ndikojë në rikthimin e tij në Serie A, ku ka luajtur 3 sezone me bardhezinjtë e Juventusit (2018-2021), duke fituar dy tituj, një kupë Italie dhe dy Superkupa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll