Sport

Simeone dëshiron ‘t'i vjedhë’ një lojtar Contes, për të forcuar mbrojtjen e tij!

Atlético Madrid, për të forcuar mbrojtjen, është i interesuar të nënshkruajë kontratë, qoftë edhe si i huazuar, me një lojtar të Tottenham

20 Qershor 2022, 06:54 Nga DOSJA
Simeone dëshiron ‘t'i vjedhë’ një lojtar Contes,

SPANJE - Atlético Madrid dëshiron të reagojë. Pasi fituan titullin në La Liga dy vite më parë, lojtarët e Diego Simeones kaluan një sezon zhgënjyes. Të eliminuar në çerekfinalet e Champions Leagues dhe të mbetur pas në garën për titull, ‘colchoneros’ duan ta harrojnë shpejt dinamikën e tyre në sezonin e kaluar. 

Mbrojtja, një shenjë dalluese e shokëve të skuadrës së Antoine Griezmann, ishte dukshëm reparti që çaloi. Sipas informacioneve nga ‘AS’, Atlético Madrid dëshiron të blejë Emerson Royal për të mbushur pravijën, ndërkohë që Sime Vrsaljko duhet të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Skuadra e Simeones është e gatshme ta marrë lojtarin, si të huazuar me detyrim për të blerë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, është e vështirë ta shohësh brazilianin të largohet nga Londra, kur ai është titullar i Antonio Contes, gjë që e dëshmojnë 44 ndeshjet e luajtura nga 23-vjeçari në radhët e Tottenhamit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll