Sport

Grabitet në mes të rrugës ylli spanjoll, hajdutët i marrin orën 30 mijë euroshe, plagoset i vëllai

Vëllai i Dani Olmos ndoqi nga pas hajdutët dhe u kap në dritaren e mjetit të tyre, por u përplas dhe u plagos.

19 Qershor 2022, 22:28 Nga F.M
Grabitet në mes të rrugës ylli spanjoll, hajdutët i marrin
Dani Olmo

SPANJË- Ylli spanjoll Dani Olmo është grabitur në mes të rrugës. Mediat spanjolle shkruajnë se 24-vjeçari është grabitur në Valencia, aty ku po kalon pushimet.

Hajdutët e kanë pritur lojtarin e RB Leipzig deri në momentin që ka dalë nga një qendër estetike se bashkë me të vëllanë dhe e kanë sulmuar. Më pas i kanë marrë me dhunë dhe orën që mbante në dorë, e cila kalonte vlerën e 30 mijë eurove.

Vëllai i Dani Olmos ndoqi nga pas hajdutët dhe u kap në dritaren e mjetit të tyre, por u përplas dhe u plagos. I riu u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për autoritetet, ngjarja në fjalë kanë qenë e mirëmenduar dhe grabitësit e kanë ndjekur futbollistin e për t’i marrë orën, kanë pritur çastin e duhur.

dani olmo grabitet dani olmo

Sondazh

Poll