Sport

Tare shfrytëzon luftën në Ukrainë, merr te Lazio talentin e Shakhtar; nesër ekzaminimet mjekësore

Lazio kryen goditjen e parë në merkato. Skuadra italiane ka arritur të sigurojë firmën e Marcos Antonio, mesfushorit të Shakhtar Donetsk

19 Qershor 2022, 21:23 Nga DOSJA

Tare shfrytëzon luftën në Ukrainë, merr te Lazio talentin e

ITALI- Lazio kryen goditjen e parë në merkato. Skuadra italiane ka arritur të sigurojë firmën e Marcos Antonio, mesfushorit të Shakhtar Donetsk. Marrëveshja me klubin ukrainas është arritur prej kohësh, mbi bazën e 10 milionë eurove, nga të cilat 8 janë fikse dhe 2 janë të lidhura me bonuse.

Nesër braziliani pritet në Romë për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me klubin kryeqytetas.

Tashmë nuk ka më dyshime, për një negociatë që prej disa ditësh ka nisur dhe që nesër do të ketë tymin e bardhë. Një konfirmim vjen nga lojtari, i cili ka postuar një story në Instagram ku vërteton udhëtimin për në Romë.

E.Ç (Dosja.al)

tare lazio

Sondazh

Poll