Sport

Rrëfimi i një madrilèni: “Jam stërvitur i dehur. Piva kafe për të marrë frymë dhe u lava me parfum”

Ish-lojtari brazilian zbulon problemet e tij me alkoolin edhe kur luante futboll me Real Madridin...

19 Qershor 2022, 18:02 Nga DOSJA

Rrëfimi i një madrilèni: “Jam stërvitur i dehur.

SPANJE - Cicinho nënshkroi për Real Madridin në vitin 2006 dhe mezi kaloi një sezon e gjysmë te ‘galaktikët’ e Madridit. Tani, ish-lojtari brazilian shpjegoi problemet e tij me alkoolin në kapitullin e fundit të programit ‘Ressaca’ në EPTV.

“Nëse më pyesni, nëse kam qenë ndonjëherë i dehur, për t'u stërvitur me Real Madridin, do të them ‘po’. E kam bërë, piva kafe për të marrë frymë dhe u lava me parfum. Në profesionin tim, si futbollist profesionist, ishte e lehtë. Nuk më duheshin para për të marrë një pije, njerëzit më jepnin me kënaqësi në restorante”,- ka rrëfyer Cicinho.

Braziliani shpjegoi se si filluan problemet e tij me alkoolin. “Kur isha 13 vjeç, atëherë provova alkoolin për herë të parë dhe nuk e ndalova kurrë. Unë jetoja në fshat dhe fundjavave takoheshim me miqtë dhe dilnim në sheshe, diskoteka. I kërkoja të rriturve të bënin pazar dhe pija fshehurazi nga prindërit dhe policia”,- tha Cicinho, i cili tashmë është rehabilituar dhe ka shpjeguar situatën e tij për të ndihmuar ata që mund të kenë këto probleme.

“Alkooli ju rrethon me njerëz, që e pëlqejnë atë mënyrë jetese dhe njerëzit që ju duan vërtet, mbeten jashtë. Unë kam një djalë 15-vjeçar dhe gjithmonë i kërkoj falje. Në atë kohë ai ishte dy vjeç dhe as nuk e kuptonte mirë, por ato situate janë regjistruar në kokën time”,- tha Cicinho.

Rrëfimi i një madrilèni: “Jam stërvitur i dehur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll