Sport

Java e së vërtetës për Milanin, 10 ditë kohë për të rikonfirmuar Maldinin e Massaran, më pas merkato

Ditët kalojnë dhe te Milan duhet të nxitojnë për të rinovuar me drejtuesit, pasi po rrezikojnë të komplikojnë negociatat për transferimin e disa futbollistëve që prej kohësh kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë

19 Qershor 2022, 19:42 Nga DOSJA

Java e së vërtetës për Milanin, 10 ditë kohë

ITALI- Ditët kalojnë dhe te Milan duhet të nxitojnë për të rinovuar me drejtuesit, pasi po rrezikojnë të komplikojnë negociatat për transferimin e disa futbollistëve që prej kohësh kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë. Po flasim për Botman, sigurisht që marrëveshja për kalimin në Milano, të paktën me lojtarin, ishte tashmë në janar, por ndërhyrja e Newcastle ka prishur shumë punë.

Po ashtu edhe Renato Sanches, me PSG që pret në çdo moment transferimin e mesfushorit.Me pak fjalë, rinovimet e Maldinit dhe Massarës ende nuk u janë ofruar. Maldini dëshiron të vazhdojë të përfaqësojë klubin në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjithashtu dëshiron që të gjitha kartat të vendosen në tavolinë. Pra autonomi, siç u përmend, por edhe buxhet dhe projekt.

Jo vetëm kaq, hezitimet e këtyre ditëve, pas disa muajsh punë të palodhur në përpjekje për të forcuar skuadrën, e kanë nervozuar shumë Maldinin dhe Massaran. Vetëm pas rinovimit me ta, atëherë do të marrin udhë disa operacione merkatoje të kuqezinjve, që po mbajnë ende të bllokuar lojtarë si Sven Botman, Divock Origi e Renato Sanches.

Nga ana tjetër Stefano Pioli vijon i qetë pushimet dhe ka marrë garanci nga drejtuesit se për sezonin e ri do të ketë të paktën katër përforcime, një mbrojtës, një mesfushor, një sulmues qendror dhe një sulmues krahu.

E.Ç (Dosja.al)

massara maldini milan

Sondazh

Poll