Sport

Testi i dytë miqësor në Turqi, Tirana mposht Shkupin me shifrat 2-0! (Autorët e golave)

Pas humbjes në miqësoren e parë ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, Tirana ka fituar përballë Shkupit me shifrat 0-2

19 Qershor 2022, 18:15 Nga DOSJA

Testi i dytë miqësor në Turqi, Tirana mposht Shkupin me shifrat

TURQI- Pas humbjes në miqësoren e parë ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, Tirana ka fituar përballë Shkupit me shifrat 0-2. Në Turqi, aty ku dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore u zhvillua një miqësore për të testuar lojtarët në prag të fazës së parë eleminatore të Champions League. Golin e parë për kampionët e Shqipërisë e shënoi Vesel Limaj, ndërsa i dyti erdhi nga Taulant Seferi.

Dy sfidat e tjera për Tiranën do të jenë përballë Hermanstad në datën 22 qershor dhe tjetra përballë Fenerbahces tre ditë më pas, përpara se bardheblutë të masin forcat me Dudelange

E.Ç (Dosja.al)

tirana

Sondazh

Poll