Sport

Inter-Chelsea, zhvillohet takimi për Lukakun! Klubi londinez zyrtarizon kërkesën, pritet 'drita jeshile' nga Zhang

Rikthimi i Romelu Lukakut te Inter është vetëm çështje orësh. Chelsea u dërgoi sot zikaltërvbe kushtet për huazimin e sulmuesit belg

19 Qershor 2022, 20:12 Nga DOSJA

Inter-Chelsea, zhvillohet takimi për Lukakun! Klubi londinez zyrtarizon

ITALI- Rikthimi i Romelu Lukakut te Inter është vetëm çështje orësh. Chelsea u dërgoi sot zikaltërvbe kushtet për huazimin e sulmuesit belg. Kërkesa është 10 milionë euro fikse plus bonuse të lidhura me fitoret e skuadrës. Marotta ishte ndalur në 5 plus bonuse, por, siç raporton Gianluca Di Marzio, tani është hapi i fundit për të finalizuar këtë marrëveshje. Duhet 'OK' i presidentit Steven Zhang.

Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, sigurisht deri në datën 30 qershor për të përfituar nga taksat e Dekretit të Rritjes për transferimin e sulmuesit belg. Chelsea pëlqen Dumfries, Skriniar dhe De Vrij, por këto emra nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes me Lukakun.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter

Sondazh

Poll