Sport

"Kurrë te Juventus", Koulibaly i del kundër agjentit shqiptar, vendimin ia komunikon shokëve të skuadrës

E ardhmja e tij ende nuk është shkruar, por sipas Il Mattino-s, të paktën një kapitull, ai bardh e zi, është mbyllur.

19 Qershor 2022, 17:49 Nga DOSJA

"Kurrë te Juventus", Koulibaly i del kundër agjentit

ITALI- E ardhmja e tij ende nuk është shkruar, por sipas Il Mattino-s, të paktën një kapitull, ai bardh e zi, është mbyllur. Në fakt, gazeta e Napolit raporton sot se Kalidou Koulibaly u ka komunikuar shokëve të skuadrës mundësinë e transferimit në Torino: “Jo, nuk do të shkoj kurrë te Juve."

Me pak fjalë, megjithëse negociatat për rinovimin mbeten të hapura dhe qëndrimi i tij nën Vezuv nuk është aspak i sigurtë, qendërmbrojtësi senegalez duket se ka vetëm këtë siguri për momentin. Sigurisht një shpresë, të paktën për blutë që do ta kishin të vështirë të tretin lamtumirën e lojtarit duke e parë me fanellën bardhezi, siç ndodhi vite më parë me Gonzalo Higuain.

Megjithatë, fakti mbetet se qëndrimi i Koulibaly është shumë i pasigurt dhe të paktën derisa presidenti De Laurentiis dhe agjenti i senegalezit, Fali Ramadani, të takohen për të diskutuar të ardhmen, nuk mund të shqiptohet asnjë fjalë përfundimtare.

E.Ç (Dosja.al)

kalidou koulibaly

Sondazh

Poll