Sport

Konsiderohet zbulimi i sezonit, Dortmund ka zgjedhur zëvendësuesin e Haaland! Sezonin e fundit shënoi 21 gola

Me Erling Haaland të shitur te Manchester City, është koha që Borussia Dortmund të gjejë një zëvendësues të denjë.

19 Qershor 2022, 18:31 Nga DOSJA

Konsiderohet zbulimi i sezonit, Dortmund ka zgjedhur zëvendësuesin e

GJERMANI- Me Erling Haaland të shitur te Manchester City, është koha që Borussia Dortmund të gjejë një zëvendësues të denjë. Karim Adeyemi, lojtari i cili prej kohësh është zyrtarizuar, nuk mund të krahasohet me norvegjezin, sidomos nga karakteristikat fizike.

Zgjedhja e klubit gjerman duket se është fokusuar në Holandë. Emri më i përfolur është ai i Sebastien Haller. Siç thekson 'Bild', sulmuesi i Ajax-it është zgjedhja e parë për repartin e avancuar dhe sërish sipas asaj që zbuloi portali gjerman, po zhvillohen bisedime për të arritur termat ekonomikë.Për momentin duket se ka një mospërputhje të lehtë midis ofertës dhe kërkesës. Ajax kërkon të paktën 38 milionë plus bonuset, Borussia Dortmund nuk do të donte të shkonte përtej 33 milionë plus bonuset.

Pra, disa milionë diferencë do ta ndante Hallerin nga Borussia Dortmund dhe nga rikthimi i tij në Bundesligë, kampionat që e pa atë protagonist nga viti 2017 deri në vitin 2019 me fanellën e Frankfurtit.

E.Ç (Dosja.al)

haaland

Sondazh

Poll