Sport

Arriti t'u vidhte mbi 70 milionë euro Conte-s e Lippit, ndërmjetësi nuk i gëzon paratë! Aksidentohet për vdekje

Massimo Bochicchio, ndërmjetësi 56-vjeçar, i cili u bë i njohur disa kohë më parë pasi u akuzua se kishte mashtruar disa personazhe të njohur, ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Via Salaria

19 Qershor 2022, 20:01 Nga DOSJA
Arriti t'u vidhte mbi 70 milionë euro Conte-s e Lippit,
Massimo Bochicchio

ITALI- Massimo Bochicchio, ndërmjetësi 56-vjeçar, i cili u bë i njohur disa kohë më parë pasi u akuzua se kishte mashtruar disa personazhe të njohur si Antonio Conte, Stephan El Shaarawy, Patrice Evra, Marcello Lippi, ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Via Salaria.

Ai u premtoi të gjithëve kthime fantastike për investime po aq të mëdha dhe më pas u zhduk.Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës një. Bochicchio humbi kontrollin e motorit me të cilën po udhëtonte, duke përfunduar jashtë rrugës.

Bochicchio ishte ende në arrest shtëpie dhe ishte dëshmitar i gjyqit të tij për aktivitet financiar abuziv dhe pastrim parash, por ajo lëvizje me motoçikletë ishte autorizuar nga gjyqtari. Dinamika është nën hetim, por duket se aksidenti ka qenë thjesht një aksident tragjik.

E.Ç (Dosja.al)

massimo bochicchio

Sondazh

Poll