Sport

Largimi i Frenki De Jong dhe ardhja e Bernardo Silvas, operacione paralele

Ndërsa United tashmë vazhdon negociatat për holandezin, Barça ka aktivizuar makinerinë për Bernardo Silva. Mesfushori i pëlqen edhe Cityt, por për momentin nuk diskutohet asnjë shkëmbim i tillë

19 Qershor 2022, 17:36 Nga DOSJA
Largimi i Frenki De Jong dhe ardhja e Bernardo Silvas, operacione paralele

SPANJE - Frenkie de Jong, 25 vjeç, është një nga mesfushorët më të kërkuar në Europë. Në fakt, ai është lojtari i dytë në skuadrën e Barçës me vlerën më të lartë në treg. Po kështu, ka disa skuadra në pritje për të ardhmen e tij, sepse ata e dinë se Barcelona do të ishte e gatshme ta shesë atë, nëse merr një ofertë e mirë. 

Manchester United e ka holandezin si synimin e tij kryesor, ndërsa Manchester City, që donte të nënshkruante me të kur ishte te Ajax, është interesuar sërish për të dimrin e kaluar.

Për momentin, burimet e negociatave e sigurojnë ‘MD’ se nuk po diskutohet për asnjë lloj shkëmbim. Me pak fjalë, janë operacione paralele. Kjo dëshmohet nga fakti, se ndërsa City është në pritje, Barça me të vërtetë po përpiqet të nënshkruajë me Bernardon dhe tani ka vënë makinerinë në lëvizje, gjatë negociatave me United për Frenkie. 

Bernardo Silva nga ana e tij është me pushime shumë i qetë. Ai e di që Barça e dëshiron atë dhe tashmë i ka komunikuar Cityt, se ai dëshiron të largohet nga Anglia dhe i pëlqen opsioni katalanas. Klubi anglez, nga ana e tij, ishte i qartë: Një ofertë e mirë dhe ata do të fillojnë të flasin. Tani për tani janë ende në pritje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll