Sport

Studimi interesant i FIFA-s, zbulon urrejtjen në rrjetet sociale ndaj futbollistëve! (Mesazhet raciste dhe homofobike)

Një raport i pavarur nga FIFA zbuloi se gati 50% e lojtarëve në gjysmëfinalet, finalen e EURO 2020 ose Kupën e Kombeve të Afrikës kanë marrë një formë diskriminimi në rrjetet sociale dhe shumica e kësaj sjelljeje vjen nga kombi i origjinës.

19 Qershor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Studimi interesant i FIFA-s, zbulon urrejtjen në rrjetet sociale ndaj

EUROPË- Një raport i pavarur nga FIFA zbuloi se gati 50% e lojtarëve në gjysmëfinalet, finalen e EURO 2020 ose Kupën e Kombeve të Afrikës kanë marrë një formë diskriminimi në rrjetet sociale dhe shumica e kësaj sjelljeje vjen nga kombi i origjinës.

Komentet homofobike (40%) dhe raciste (38%), pra pothuajse 80%, ishin shumica dhe si përgjigje FIFA dhe FIFPRO do të hapin një shërbim që do të analizojë termat e njohura të gjuhës së urrejtjes të postuara në llogaritë e rrjeteve sociale.Nga abuzimet e pësuar nga lojtarët gjatë finales së EURO 2020, 76% ishin raciste.

Megjithëse fjalët homofobike dhe raciste përbëjnë shumicën për lojtarët dhe stafin, u zbuluan gjithashtu kërcënime islamofobike (6%), ksenofobikë (3%) dhe kërcënime me vdekje (3%). Gjatë finales së EURO 2020, 78% e komenteve ishin raciste dhe 23% përmbanin gjithashtu një element homofobik. Ky numër ra në 23% për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha: "Detyra jonë është të mbrojmë futbollin, dhe kjo fillon me lojtarët që na sjellin kaq shumë gëzim dhe lumturi për të gjithë ne me spektaklin në fushë. Fatkeqësisht po zhvillohet një trend në të cilin një përqindje e postimeve në rrjetet sociale drejtuar lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve të ndeshjeve dhe vetë ekipeve nuk është i pranueshëm dhe kjo formë diskriminimi, nuk ka vend në futboll”.

E.Ç (Dosja.al)

fifa

Sondazh

Poll